Earth Hour 2010 in Albania

Ora e Tokes eshte iniciativa ndoshta me masive sensibilizuese qe eshte zbatuar ndonjehere ne Planet. Kjo iniciative ka filluar nga WWF me qytetin e Sidneyt ne vitin 2007 dhe u konkludua me 4000 qytete dhe 1 miliarde njerez ne 2009. Ky evolucion dhe sukses kaq i shpejte provon se sa i ndjeshem eshte njerezimi ndaj problemit te ndryshimeve klimatike “VOTE EARTH” eshte logo e Ores se Tokes edhe kete vit. Kushdo qytetar i ketij planeti ftohet keshtu simbolikisht te jape voten e tij duke zgjedhur: ose per “Planetin Toke te shpetuar nga ndryshimet klimatike qe po i kanosen”, ose per “Planetin Toke te ndryshuar pergjithmone per keq”. Vota shprehet duke marre pjese ne Oren e Tokes. Mund ta shprehni edhe publikisht voten tuaj ne www.earthhour.org
Kemi siguri te plote se edhe ne Oren e Tokes 2010 shqiptaret do te votojne per planetin Toke, duke marre pjese masivisht ne Oren e Tokes.

Ne Shqiperi Ora e Tokes eshte organizuar ne vitin 2009 dhe pati nje sukses modest por te sigurt.
Nje nder aktivitetet me te suksesshme te prezantimit dhe sensibilizimin per Oren e Tokes ishte edhe firmosja publike per mbeshtetje per Oren e Tokes, nga Ambasadoret e Ores se Tokes si dhe nga qytetare te thjeshte te Tiranes.
Me dhjetera qytetare shfaqen perkrahje publike per Oren e Tokes, duke firmosur ne stenden tone ne Uren e Shallvareve ne Tirane. Sponsori zyrtar i Ores se Tokes 2009 ne Shqiperi ishte GE – General Electric.

Ora e Tokes 2009 ne Shqiperi kishte per Ambasadore njerez te njohur te fushave te tyre dhe te dedikuar per mjedisin.
Ambasadoret e Ores se Tokes 2009 ishin Gjergji Bojaxhi, Taulant Bino, Ben Blushi, Sajmir Kodra, Anila Basha, Sonila Meço.
Per Oren e Tokes 2010 do te kemi sigurisht konfirmimin e Ambasadoreve te vjetshem, por edhe angazhimin e figurave te reja publike si Ambasadore te Rinj.