For New Environmental Policies

|

Needing an aware humanity

Byrekë me gjizë në Lushnjë

April 12th, 2012

ROMEO HANXHARI Opinion e Mërkurë, Prill 11th, 2012 Gazeta Panorama

Të gjithë ne ishim lushnjarë atë ditë. Të gjithë po hanim byrekë me gjizë. Nga ata me shumë yndyrë siç e do zakoni. Në rrugë. E po na shkonin në shpirt, si gjithmonë. Të gjithë hëngrëm, e i mbëshimë buzët me çik letër farcoletë, siç kemi bërë gjithmonë. E të gjithë e bëmë letrën e vajosur shuk, siç e kemi bërë gjithmonë. Të gjithë e futëm shukun brenda në qesen e vogël, siç e kemi futur gjithmonë. Dhe të gjithë e hodhëm qesen me shuk në vendin e duhur, në cep të trotuarit, siç e kemi hedhur gjithmonë. …Unë, në fakt, me thënë të drejtën, bëra çik sport: u mundova të bëja kosh nga larg për ta hedh rrëzë një peme, por më doli huq e kshu që përfundoi prapë në trotuar. Siç më ndodh gjithmonë, xhanëm, se s’e bëra që s’e bëra njëherë kosh qesen e byrekut, po varja. …Pra, atë ditë bëmë po atë gjënë që bëjmë gjithmonë, si qytetarë të denjë që hedhim qeset në cep të trotuarit. Se, meqë ra fjala, nuk e di nëse e keni vënë ré apo jo delikatesën tonë: ne nuk hedhim asgjë, kurrën e kurrës, në mes të rrugës a të trotuarit. Pra, hamë një byrek dhe pastaj, në ecje e sipër, menjëherë matim me sy me shkathtësi të paparë se ku është ana apo cepi më i afërt, dhe e hedhim atje me precizion. Cepi apo ana, që sipas rastit mund të jetë anë rruge, cep trotuari, apo bythë peme. Varet.
Në fakt, duhet thënë se atë ditë ne nuk ishim thjesht në Lushnjë duke ngrënë byrek me gjizë. Ishim edhe në Elbasan duke ngrënë bugaçe, sufllaqe në Mamurras, kërnacka në Korçë, picë në Vlorë, apo top me hallvë në Tiranë. Të gjithë po hanim dhe po i vërvitnim qeset e yndyrosura në këmbët e Europës. Të gjithë, edhe unë, edhe ti që po lexon, edhe ai a ajo që është aty ngjitur me ty, edhe ata që janë më tutje, pa asnjë përjashtim.
Por atë ditë në Lushnjë kishte edhe një gjë plus, sepse duke ngrënë ne byrekun tonë me gjizë për qefin tonë në rrugë, patëm edhe gallatë pa lekë. Seç ishin ca çuna e goca nga një vend që s’besoj se është në të njëjtin planet me ne, që bënë një gjë të turpshme: pastronin qeset tona të byrekëve. Ne ha e hidh, ata ba e mblidh. Madje jo vetëm qeset e byrekut, por edhe qeset e patatinave, qeset e farave të kungullit apo letrat e qurrave që ne kishim hedh gjithandej aty më parë. Dhe e çuditshmja që na kënaqi më shumë atë ditë në Lushnjë, ishte se këta kalamajtë pastronin me aq zell, njësoj sikur ta kishin Lushnjën oborrin e shtëpisë së tyre. Çudi e madhe! Se ç’punë u prishnin këtyre ufove plehrat tona nëpër lulishtet tona, hajde merre vesh. Plehrat në punën e tyre, afër nesh, ne në punën tonë, afër tyre, vijnë këta ufot e s’na lënë rehat as neve e as plehrat tona. E prandaj qeshëm e bëmë gallatë me ta. Madje, nja dy garipa nga tanët hanin byrekët me gjizë mu aty afër e ua hodhën atyre mu te këmbët, …se te këmbët e tyre ishte cepi më i afërt, pa jo për gjë. E pastaj ishte ajo hanko hallua që po pastronte oborrin e vet e që u ul t’i shikonte e shastisur se si ata po ia pastronin rrugën matanë portës. E kshu, të gjithë ne që ishim në Lushnjën tonë e po hanim byrekët tanë me gjizë, u kënaqëm atë ditë me sehir me ata ufot.
E në fund, ngaqë s’mund të rrinim dot indiferentë, se kemi edhe ne cipë, u thamë atyre ufove që “a do vini dhe nesër, se ishte qejf t’ju shikoje?”, se ne do hamë byrek edhe nesër, jo vetëm sot. Dhe pastaj vendosëm e thamë: “Hajde t’u tregojmë pak këtyre se si është qytetari i vërtetë garip, t’u shpjegojmë pak se si jemi ne, që t’i ndihmojmë dhe ata suedezët të mësohen me qytetërimin”. T’u tregojmë atyre, pra, që kudo që jeton, në çdo cep të Shqipërisë, një qytetar pe tamami duhet të ketë patjetër disa tipare bazë. Kështu, qytetar është ai që del në mëngjes nga shtëpia dhe menjëherë kruan fytin dhe i këput një të pështyrë në rrugë me një gëlbazë të bollshme si për t’i thënë mirëmëngjesi botës me dashuri, ose që sipas rastit, i shfryn pak edhe qurrat duke i plasur shigjetë në trotuar, është ai që e vendos vetë se ku do të jetë vendi i lënies së qeses së plehrave të shtëpisë në varësi të faktit nëse i do apo nuk i do kokrra e qejfit të vejë gjer te koshi që ka caktuar qeveriu, ai që ia blen, dreqi ta hajë, fëmiut një qese me fara të pjekme që ai t’i pështyjë te cepi i shkollës, ai që e mëson kalamanin e vet që vetëm në kosh nuk duhet hedhur qesja (të keqen babi), ai që e nxjerr xhiro qenin që ta bëjë kakën në një vend sa më të populluar, me qëllim që mileti të ketë mundësi ta admirojë veprën e artit të bubit të tij, ai që e hedh sa më larg në trotuar çamçakëzin gjithë pështymë, ai që e lëshon paketën e cigareve pikërisht aty ku ndez cigaren e fundit dhe kurrsesi më tutje, ai që e vërvit me klas kanaçen nga dritarja e makinës, etj., etj., cilësi të tilla të çmuara. …Listën ne e lamë të hapur, në fakt, se e plotësojmë rrugës secili prej nesh sipas përvojës. Gjithsesi, ky është pak a shumë qytetari model që do t’u tregojmë atyre ufove nga Suedia. …Dhe në fund ju japim juve të gjithëve një porosi, ju lutmi: po ju qëlloi që të vijnë prapë ata nxënësit suedezë të pastrojnë në qytetin tuaj, mos i toleroni. Të na lënë rehat, vlla, t’i hedhim plehrat ku na e do e bardha zemër dhe e zeza dorë. Ta kenë të qartë ata suedezët që ne kemi qytetërimin tonë mijëra e mijëravjeçar, të cilin sot e pasurojmë me krenari pikërisht me këtë pastërti shembullore që mbajmë. Dhe që, dhashtë Zoti, e trashëgofshim brez pas brezi këtë pastërti, amin! Sepse, siç tha ai tek ajo barcaleta: “Kjo pastërti na mban gjallë, të keqen”.

April 12th, 2012

Earth Hour 2012

ANEP

April 12th, 2012

ANEP

Earth Hour 2010 Official Video

February 15th, 2010

Where our Association is active?

February 3rd, 2010

IMG_4735

The volunteers of our Association during Earth Hour 2009 activities.

The Association for New Environmental Policies is active since 1999. It is member of almost all the environmental networks in Albania, and in several international.

The Association has almost 50 volunteers, and the membership is quite young. The members of the Association are university professors, researchers, students, etc.

The Association has introduced into the albanian scientific environment new topics such as:

  • the asbestos problem as not known in Albania
  • the problem of the saving energy as a tool against the climate changes
  • the topic of  the building bicycle paths in our cities, especially with our concrete proposition to the City Hall of Tirana
  • the new practice of the public contracts between great investors and NGO-s, on the pollution control process.
  • the problem of eco-industrial areas, especially in the Vlora area, when successfully has started to conctretise
  • the problem of the thematic parks for the management of the local resources
  • the problem of the coast erosion, especially on the area of Vlora
  • the problem of the management of the natural hazards for the process of legalization of the abusive buildings
  • etc.